Dy vite nga agresioni rus, ambasadorja amerikane: Ukraina duhet të fitojë! SHBA dhe aleatët do ta mbështesin

Data

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Bridget Brink thotë se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, ndërsa Kievi shënon sot dy vjetorin e fillimi të luftës.

Në një intervistë me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, diplomatja amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të mbështetur Ukrainën, pavarësisht debatit në rritje në Uashington dhe kryeqytetet europiane mbi të ardhmen e mbështetjes financiare dhe ushtarake për Kievin.

Zëri i Amerikës: Mbërritët në Ukrainë si ambasadore amerikane pak muaj pas sulmit frontal. Si e gjetët Ukrainën atëherë dhe si është ajo tani?

Bridget Brink: E gjeta Ukrainën dhe ukrainasit të fortë dhe rezistentë dhe i gjej ekzaktësisht kështu edhe sot. Dhe jam vërtet krenare që e kemi mbështetur Ukrainën. Thjesht duhet t’i ndihmojmë që ta përmbushin misionin.

Zëri i Amerikës: Sot Ukraina ka nevojë të madhe për mbështetje ushtarake. Ka vonesa në Kongres për këtë mbështetje. Si po ua shpjegoni ukrainasve se përse po i duhet kaq shumë kohë Shteteve të Bashkuara të vendosin se kur dhe si do ta mbështesin Ukrainën?

Bridget Brink: Ajo çfarë u kam shpjeguar ukrainasve është se ka mbështetje dypartiake për Ukrainën në Amerikë dhe në Kongresin tonë. Unë, presidenti dhe të gjithë të tjerët në administratë, po bëjmë gjithçka të mundur për t’i komunikuar Kongresit dhe gjithashtu popullit amerikan se përse është e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Zëri i Amerikës: Megjithë mosveprimin nga Kongresi për të dërguar mbështetjen shumë të nevojshme, sipas një studimi të Institutit Pew 73% e amerikanëve mbështesin Ukrainën si një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ka mbështetje dypartiake, siç thatë dhe juve, edhe në Kongres. A po fiton Ukraina në të mirë të interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara?

Bridget Brink: Absolutisht që po. Siç tha Presidenti Biden, ne mbështesim Ukrainën që ta fitojë këtë luftë, duke u siguruar që kjo të jetë një humbje strategjike për Putinin. Dhe mendoj se ka mbështetje të gjerë për këtë në Kongres dhe nga populli amerikan.

Zëri i Amerikës: Zëra konservatorë në Kongres kërkojnë llogaridhënie në lidhje me ndihmat amerikane për Ukrainën. Inspektorët amerikanë vizituan rishtazi Kievin. A mund të na jepni informacion të mëtejshëm? Si funksionon procesi i llogaridhënies këtu në Ukrainë?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related