Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka merrë pjesë mbrëmë në ceremoninë festive të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.
Meta u shpreh se Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur, jo vetëm ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin.
Gjithashtu theksoi se është një shembull i suksesshëm për demokracinë funksionale dhe zgjedhjet e lira.
“I lumtur të merrja pjesë mbrëmë në ceremoninë festive të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.
Kënaqësi të ndaja me bashkëatdhetarët tanë në Stamboll urimet më të përzemërta për këtë ngjarje të shënuar për mbarë kombin shqiptar!
Kosova, si shtet i lirë dhe i pavarur, jo vetëm ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë, por është një shembull i suksesshëm për demokracinë funksionale dhe zgjedhjet e lira”, shprehet Meta.
