Sulmi verbal i Biden ndaj Putinit, reagon Kremlini: Përdorimi i një gjuhe të tillë nuk cenon presidentin tonë

Data

Kremlini ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve verbale të presidentit amerikan ndaj Vladimir Putin, të cilin e quajti “Bir k*rve të çmendur”.

Zëdhënësi i Kremlimit Dmityr Peskov thotë se Biden bëri një përpjekje të dobët për të qenë “kauboj i Hollywood”.

“Përdorimi i një gjuhe të tillë kundër kreut të një shteti tjetër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka gjasa të cenojë presidentin tonë, presidentin Putin. Por kjo i poshtëron ata që përdorin një fjalor të tillë.

Vërejtja ishte ndoshta një lloj përpjekje për t’u dukur si një kauboj i Hollywoodit. Por sinqerisht nuk mendoj se është e mundur. A ka përdorur ndonjëherë zoti Putin një fjalë të papërpunuar për t’iu drejtuar juve? Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë poshtëron vetë Amerikën”, tha Peskov.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related