“Kur Kina dhe SHBA punojnë së bashku, mund të arrihen gjëra të mëdha”- Analiza e DW: Çfarë fshihet pas kësaj deklarate? Pekini paraqiti veten në Mynih si një fuqi paqësore

Data

Ministri i Jashtëm i Kinës prezantoi vendin e tij si një forcë për paqen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Kur Kina dhe SHBA punojnë së bashku, mund të arrihen gjëra të mëdha. Çfarë fshihet pas kësaj deklarate?

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, që përfundoi dje (18.02.), ministri i jashtëm kinez Wang Yi foli me dyer të mbyllura me homologun e tij amerikan Antony Blinken dhe me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Në podium, Wangu e prezantoi vendin e tij si paqedashës.

“Ne kemi përmbushur angazhimin tonë dhe kemi bërë të qartë se Kina nuk do të përdorë armë bërthamore kundër shteteve që nuk i kanë ato vetë. Dhe ne nuk do të fillojmë një goditje të tillë të parë kundër asnjë vendi, përfshirë Ukrainën. Presidenti Xi e ka bërë të qartë se lufta bërthamore nuk duhet të shpërthejë dhe armët bërthamore nuk duhet të përdoren”.

Në Bruksel, Komisioni Evropian e merr këtë qëndrim shumë seriozisht. Nga ana tjetër, politikanët evropianë vënë një pikëpyetje të madhe pas garancive të tjera të neutralitetit kinez. Wangu theksoi kështu se Kina dëshiron të hapë rrugën për një zgjidhje ndërmjetësuese në konfliktin ukrainas dhe se është e përkushtuar ndaj paqes.

Marrëdhënie të ngushta me Rusinë

Vitin e kaluar, Wangu bëri bujë kur në konferencën e sigurisë njoftoi një dokument politik mbi konfliktin e Ukrainës, të cilin shumë e panë si një plan paqeje. Një shpresë e parakohshme, siç treguan muajt pas konferencës. Presidentët Volodymyr Zelenski dhe Xi Jinping sigurisht që folën, por nuk pasoi asnjë masë konkrete për paqen.  Përkundrazi, Xi ka riafirmuar vazhdimisht marrëdhënien e tij të ngushtë me Putinin.

Sipas Roderich Kiesewetter, kreu i politikës së jashtme për grupin parlamentar CDU/CSU në Bundestag, kjo marrëdhënie shkon shumë larg “Duhet të jemi të vetëdijshëm se Kina është në aleancë të ngushtë me Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut. Është një sistem i ndarjes së barrës ku Kina luan qetësuesin nga jashtë, por e furnizon Rusinë me të gjithë gjysmëpërçuesit dhe çipat e nevojshëm nga brenda – duke përfituar nga burimet natyrore ruse. Koreja e Veriut ndihmon në dërgimin e municioneve në Rusi.”

Kësaj i shtohet fakti se Republika Popullore po armatoset masivisht prej vitesh – dhe kjo edhe në nivel teknologjik. Është e paqartë se ku ndodhet në përdorimin ushtarak të inteligjencës artificiale, thotë Kiesewetter.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related