Tomas Tuhel gëzon mbështejen e bordit të Bajern Mynih, të paktën për momentin. Kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e Jan-Kristian Dresen, shefit ekzekutiv të Bajern Mynih, pas humbjes së tretë radhazi, atë që erdhi sot ndaj Bohumit.
A do të jetë ai në pankinë ndaj Lajpcigut? Padyshim. Unë nuk besoj te këto deklaratat monstroze në mbështetje të trajnerëve”, tha ai para gazetarëve duke u larguar nga stadiumi.
“Unë e di atë që dëshironi të dëgjoni, por këto premtimet për besnikëri janë harruar pas një jave. Kjo është arsyeja pse unë po e them në mënyrën time. Kjo nuk është një çështje që ne po trajtojmë për momentin. Ne duhet të shohim çështje të tjera. Le të përqendrohemi te ndeshjet’, tha drejtuesi i lartë i bavarezëve, duke konfirmuar kështu në detyrë trajnerin gjerman.
