I akuzuar për korrupsion/ Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy

Data

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy u shpall fajtor këtë të mërkurë nga Gjykata e Apelit për financim të paligjshëm të fushatës që rezultoi në një ofertë të pasuksesshme presidenciale në vitin 2012, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë të një gjykate më të ulët.

Gjatë gjithë procesit, Sarkozy,  i cili shërbeu si president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, u deklarua i pafajshëm, duke këmbëngulur se nuk kishte dijeni për ndonjë faturim të rremë.

Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e shkurtër të burgut, ajo mund të zëvendësohet edhe në arrest shtëpie dhe monitorim me anë të byrzylykut elektronik.

“Unë nuk kam zgjedhur asnjë furnizues, nuk kam nënshkruar asnjë ofertë, asnjë faturë të vetme”, tha Sarkozi në gjykatë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related