Gjykata Kushtetuese rrëzon KMSH/ Mbetet në fuqi ligjin për kompensimin e pronave

Data

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave, duke rrëzuar kështu kërkesat e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

KMSH kërkoi në padi shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, si dhe të një serie vendimesh të këshillit të ministrave, që janë nxjerrë para dhe pas këtyre ndryshimeve në zbatim të këtij ligji. Po ashtu, në padi kundërshtohet metodologjia e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.

Me ndryshimet e bëra në vitin 2022 u rishikua skema e kompensimit për ato familje që preken nga ndryshimi i zërit kadastral. Pra, bëhet fjalë për ato familje që kanë patur një tokë, e cila aktualisht ka statusin e tokës truall por në momentin e konfiskimit rezulton jashtë vijës së verdhë. Në këto raste, ligji përcakton që pronarët të përfitojnë 10 për qind të vlerës së kompensimit. Nga ndryshimet preken edhe ato familje që kanë përfituar më herët një pjesë të pronës, pra iu është kthyer. Nëse me ligjin e mëparshëm këto familje konsideroheshin të kompensuara, me skemën e re do të marrin 10 për qind të diferencës ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related