Kryebashkiaku Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” në Bujanoc

Data

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shpallur qytetar nderi nga Komuna e Bujanocit.

Ishte kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, ai që propozoi nderimin e kryebashkiakut Veliaj, në shenjë falenderimi për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

Bujanoci dhe Tirana po kurorëzojnë një lidhje të veçantë, meqë ato kanë nisur një rrugëtim tejet të sinqertë muaj më parë. Kjo lidhje po mundësohet falë vullnetit të mirë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po trajton edhe problemet tona. Duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat, arsim, kulturë, rini, dhe inovacion, dhe para të gjithash mbështetjen e madhe financiare për ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kjo e bën të drejtë që ai të jetë bashkëqytetari ynë”.

Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar më herët edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës.

Edhe në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive. Edhe në Preshevë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related