Gazment Bardhi tha se me urdhër të Ramës deputetët e opozitës nuk u lejuan të futen brenda ambienteve të Parlamentit.

Bardhi tha se as Garda dhe as policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Ramës.
“Sic e patë sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Ahmetajt, i akuzuar nga ai si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm deputetët u penguan të futen në seancë. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë, Rama një frikacak që i fshihet përballjes tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës.
Besoj që vetëm me regjime autoritar ndodh që deputetët nuk lejohen të futen për të ushtruar mandatin
E paimagjinueshëm që deputetet të shqyhen nga xhaketa për tu futur ne seancë, por e shpjegueshme kur bëhet fjalë për një regjim të tillë.
As Garda dhe as policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Ramës. Do ti bashkohem cdo proteste qytetare kundër regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi para mediave.
