Mos më lëndoni, më lini të shkoj…”- 13-vjeçarja përdhunohet nga shtatë të rinj në sy të të dashurit të saj

Data

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë mbrëmjen e 30 janarit në Itali, ku dyshohet se në tualetet publike në Villa Bellini, Catania, një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar nga shtatë persona.

Catania

Autorët ishin të gjithë me orgjinë egjiptiane, ndërsa prej tyre ishin të mitur po ashtu.

Vajza dyshohet se është përdhunuar nga dy prej tyre, ndërsa të tjerët kontrollonin se mos afrohej dikush tjetër.

Policia ka arritur të arrestojë gjashtë prej tyre, ndërsa i shteti është ende në kërkim.

E mitura mësohet se ka qenë me të dashurin e saj 17-vjeçar, ndërsa autorët i kanë ndjekur dhe pritur momentin kur nuk ka pasur me persona të tjerë.

Ajo është përpjeku të mbrohej duke thirrur “ të lutem, të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj…”.

Në një moment ata kanë mundur të largohen nga dhunuesit dhe të dy kanë shkuar dhe e kanë denoncuar rastin në polici, ku kanë dëshmuar të gjithë ngjarjen.

Së fundmi në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ka bërë thirrje  që të vendoset drejtësi.

“Shteti do të jetë aty dhe shteti do të garantojë që drejtësia të vihet në vend”, ka thënë melon në fjalimin e saj në Gigafactory Sun3 në Katania.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related