Debutim i pafat për Brojën, trajneri i Fulhemit konfirmon dëmtimin e sulmuesit shqiptar

Data

Debutim i pafat për Armando Brojës me fanellën e Fulhemit, në duelin e ditës së sotme ndaj Bërnlit që përfundoi me shifrat 2-2. 

broja fulhem

 

Ylli i Kombëtares, u hodh në fushën e lojës në minutën e 74-t, ndërkohë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Fulhem, Marko Silva, zbuloi se Broja, mori një goditje në kavilje, por gjithsesi shqiptari vendosi të vazhdonte ndeshjen deri në fund.  

Burnley v Fulham, Premier League, Football, Turf Moor, Burnley, UK - 03 Feb 2024

Ndër të tjera Silva u shpreh se është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit të Brojës. Ky do të ishte vërtet një lajm shumë i keq, në qoftë se yllit shqiptar do t’i duhet të pushojë sërish për shkak të dëmtimit.  

“Është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit. Do ta kontrollojmë dhe të shohim se si është. Në atë moment, ai ndjente se mund të vazhdonte në fushë dhe unë e lashë në lojë”, u shpreh trajneri i Fulhemit.  

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related