Pentagoni zbardhur emrat e tre ushtarët e vrarë në sulmin me dron në Jordani, ku mësohet se ata ishin pjesë e njësisë rezervë e ushtrisë me bazë në shtetin e Xhorxhias.

Tre viktimat e sulmit janë;
William Jerome Rivers, 46 vjeç

Kennedy Ladon Sanders, 24 vjeç

Breonna Alexsondria Moffett, 23 vjeç

Kujtojmë se SHBA raportoi mbrëmë se 34 personel shërbimi të plagosur, por mësohet se tani kjo shifër tani është rritur në 40.
Gjithashtu të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen. Sipas dy zyrtarëve amerikanë, mbrojtja ajrore nuk arriti të ndalonte sulmin pas konfuzionit nëse droni i ardhur ishte armiqësor apo jo.
Një dron amerikan po kthehej në bazë në të njëjtën kohë, thanë dy zyrtarët anonimë, dhe New York Times raporton se mbrojtja ajrore nuk u aktivizua menjëherë.
Një nga zyrtarët tha se droni sulmues po fluturonte gjithashtu ulët, një faktor që mund të ketë ndikuar në mungesën e tij nga mbrojtja e bazës.
Ata shtuan se dy drone të tjerë që synonin vendndodhje të tjera aty pranë u rrëzuan.
Trupat amerikane janë sulmuar mbi 150 herë në Irak, Siri dhe Jordani, si dhe në anije luftarake në Detin e Kuq, ku luftëtarët Houthi në Jemen kanë gjuajtur me dronë dhe raketa ndaj tyre. Por kjo ishte hera e parë që dikush vritet në rajon që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin.
