VIDEO/ Rei Manaj është i pandalshëm, sulmuesi shqiptar i shënon gol nga distanca Beshiktashit 28 Janar, 2024 | 14:31

Data

Rei Manaj po kalon një nga sezonet e tij më të mira në karrierë, me sulmuesin shqiptar që kësaj radhe ka shënuar sërish në Supeerligën Turke.

manaj

 

Në sfidën me Beshiktashin, 26-vjeçari shqiptar gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 6’ të takimit, duke goditur nga distance dhe duke ndëshkuar portierin Destanoglu, me këtë të fundit që nuk e kontrolloi dot topin siç duhet.

VIDEO KËTU

Ky është goli i 15-të i Manajt këtë sezon, me sulmuesin shqiptar që vazhdon të tregojë se është në formë të shkëlqyer, duke i çuar dhe “SMS” të njëpasnjëshme trajnerit Silvinjo, që dhe ai është një opsion për Europianin “Gjermani 2024”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related