Ish-presidenti Donald Trump duhet t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll për deklaratat publike që ai bëri në vitin 2019 duke përçmuar Carroll dhe duke mohuar akuzat e saj për përdhunim, vendosi të premten një juri federale në Manhattan.

Në argumentet përmbyllëse të premten, avokati i Carroll i kërkoi jurisë të urdhërojë Trumpin që të paguajë të paktën 24 milionë dollarë dëmshpërblim – 12 milionë dollarë për dëmtim të reputacionit dhe 12 milionë dollarë për dëmtim emocional.
Juria vendosi të shpërblejë Carroll:
11 milion dollarë për dëmtimin e reputacionit
7.3 milionë dollarë për dëmtim emocional
65 milionë dollarë dëmshpërblim
Vitin e kaluar juria ka hedhur poshtë pohimin e Carroll se zoti Trump e ka përdhunuar, ndonëse është pajtuar se ajo ishte abuzuar seksualisht.
Javën e kaluar, Carroll gjatë dëshmisë së saj tha se karriera e saj është shkatërruar nga deklaratat e Trump rreth pretendimeve të saj gjatë pesë viteve të fundit, përfshirë së fundi gjatë fushatës zgjedhore për president.
Ajo tha se nga frika për sigurinë ka blerë plumba për armën e saj dhe ka vendosur sistem alarmi elektronik përreth shtëpisë.
Të enjten Trump tha se ai qëndron “100%” prapa komenteve që ka bërë në dëshminë e tij në tetor të vitit 2002, ku mohoi akuzat e autores Carroll.
