Ish-kryeministri Sali Berisha është parqitur sot në SPAK ku po merret në pyetje nga dy prokurorë, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Berisha mbërriti në Prokurorinë e Posaçme me makinën e tij, ndërsa u shoqëru nga një patrullë policie.
Mbështetësit e tij e pritën para dyerve të SPAK me brohoritma “Berisha, Berisha” dhe ish-kryeministri i përshëndeti me dy gishtat lart
Në një prononcim për media, Berisha tha se ka mbërritur në SPAK për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në godinën e Prokurorisë së Posaçme.
“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!
Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha ai.
