Doktori besimtar u vu në pranga për abuzim më të miturën, ish-myftiu i Tiranës: Më e rëndë është skllavërimi i minorenes pa dijeninë e familjes

Data

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka komentuar rastin e mjekut Dervish Hasi, i cili u arrestuar për abuzim me një vajzë të mitur.

ulli gurra

I ftuar në “Open” në News24, ai u shpreh se doktori nuk ka asnjë të drejtë që të justifikojë apo të veshë uniformën e besimit për të lehtësuar barrën e vet.

“Kurani përkundrazi, në momentet e para kur ka ardhur e ka ndaluar marrjen dhe nëpërkëmbjen e gruas në këtë mënyrë. Në rastin e doktorit, nuk ka asnjë të drejtë që të justifikojë apo të veshë uniformën e besimit për të lehtësuar barrën e vet.

Ajo çka është më e rëndë, nëpërkëmbemja ose skllavërimi i minorenes pa dijeninë e familjes. Kurani përkufizon në një bashkëshorte, e kundërta e saj jo vetëm është padrejtësi, por edhe nëpërkëmb dinjitetin e femrës. Mos reagimet në kohën e duhur si Policia e Shtetit apo edhe KMSH sjell pasoja të tilla”, thotë ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related