Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, qetësohet situata në Fushë – Arrë. Ja rrugët e bllokuara dhe ato me probleme Jan 21, 2024 | 10:12

Data

Teksa reshjet e dëborës janë ndalur prej disa orësh tanimë, situata në qarkun e Shkodrës  ka pasur një përmirësim të lehtë.

Dje në Bashkinë e Fushë Arrëzit u shpall gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa sot (21 janar) ka nisur puna për hapjen e rrugëve.

Mësohet se fillimisht do të pastrohet rruga e Iballës dhe më pas do të fillojë pastrimi i rrugëve  që lidhin qendrat e njësive me fshatrat.

Njoftimi:

Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:

  1. Bashkia Shkodër:

– Ne teritorin e Bashkise Shkoder deri tani nuk kemi raportime per situata problematike.

– Fshatrat e Njesive Administrative Shale dhe Shosh aktualisht jane pa energji elektrike

  1. Bashkia Malësi e Madhe:

– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.

– Akset rrugore janë te hapura dhe furnizimi me energji elektike vijon normalisht

  1. Bashkia Vau Dejës:

– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.

– Ne Njesite Administrative Temal dhe Shllak trashesia e debores arrin 40 cm, raportohen nderprerje te energji elektrike ne disa fshatra.

  1. Bashkia Pukë:

– Nuk raportohen probleme nga kjo bashki, temperaturat vinojne te uleta.

  1. Bashkia Fushë Arrëz:

– Ne territorin e bashkise Fushe -Arrez situata eshte e qete, po fillon puna per hapjen e rrugeve te njesive administrative.

– Kane mberrituar edhe 2 mjete per perballimin e situates, te mundesuara nga Ministria e Mbrojtjes.

– Fillimisht do te pastrohet rruga e Iballes dhe me pas do filloj puna per pastrimin e rrugeve rurale qe lidhin qendrat e njesive me fshatrat.

  1. DRV Shkodër:

– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.

-Te gjithe akset rrugore jane pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.

– Perdoruesit e mjeteve te perdorin goma dimrore e zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.

– Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç’do situate te mundshme.

  1. OSHEE Shkodër:

F.2 nst/Ças i stakuar.

F.3 nst/Ças i stakuar.

F.4 nst/Ças i stakuar.

F.6 nst/Velipoj i stakuar

F.Gjegjan nst/Fush Arres i stakuar.

F.2 nst/Koman i stakuar.

F.3 nst/Koman i stakuar.

Dalja Shale-Shosh nga Hec/Nderlys i stakuar me L.Sh.

F.2 nst/Rrenc pj. 180ab. 12kab. Gajtan, Sheldi.

F.6 nst/Rrenc pj. 200ab. 15.kab. Bardhaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related