Drejtësi”- Sot 13 vite nga protesta e 21 Janarit ku u vranë 4 persona, reagon kryeministri Rama

Data

Jan 21, 2024 | 8:15

Sot shënohen 13 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kur mbetën të vrarë katër qytetarë.

Vrasje.jpg

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale , ku shkruan “Drejtësi për 21 Janarin”.

417438923_935151707980491_1889952772003292641_n.jpg

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë.

lg.php.gif

Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.

Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related