Mbyllet protesta e opozitës, Berisha paralajmëron tubimin e radhës

Data

Është mbyllur sot protesta e opozitës pa asnjë incident! Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm në këtë protestë ka paralajmëruar se demokratët do të vazhdojnë me protesta të përjavshme para Parlamentit.

Aai lajmëroi se tubimi i radhës do të jetë më datë më 27 dhjetor, e cila do të mbahet para Gjykatës së Lartë, pasi në atë ditë do të jepet vendimi për logon e Partisë Demokratike.

“Më 27 dhjetor çdo demokrat e demokrat para Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë. E enjtja që vjen të gjithë para Parlamentit monist. Në pesë javë e shndërruar Parlamentin në një ndërtesë dhe jo më shumë. E patë që 43 deputetë, Parlamentin e krimit e futën në ilegalitet. Ju ftojë në protestë çdo të enjte, për Parlamentin, për demokracinë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në protestë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related