Protesta e opozitës tek Kryesia e Kuvendit, Berisha paralajmëron: Do t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb, sundimit të Edi Ramës

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar, para protestës që do mbahet tek Kryesia e Kuvendit ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, se ky është fillimi i betejës pa kthim.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb, sundimit të Edi Ramës, i cili sipas tij, është i bazuar në krim e drogë.

“Fillimi i betejës pa kthim në rrugët e Tiranës. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb, sundimit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogë, vjedhjen e shqiptarëve.

Sot çdo demokrat ndihet një luftëtar i lirisë i betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës që u grabit votën shqiptarëve”,tha ish-kryeministri.

Sali Berisha: Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendi. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Sot, çdo demokrat i vërtetë ndjehet një luftëtar i lirisë. I betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës, për shembjen e regjimit, i cili u grabit votën shqiptarëve. Për shembjen e regjimit, i cili u kontrollon vullnetin shqiptarëve. Për shembjen e regjimit, i cili vjedh ata sa kurrë ndonjëherë në historinë e tyre. Për shembjen e regjimit, i cili asgjësoi parlamentin pluralist, duke iu mohuar përfaqësuesve të opozitës, të drejtat kushtetuese.

Për shembjen e regjimit më armiqësor në rrafshin e identitetit kombëtar që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre. Sot të dhënat e regjistrimit të fundit, që po e manipulon përditë Edi Rama, janë jo më shumë se 1,5 milionë banorë. Nëse ne vazhdojmë me Edi Ramën, ne do firmosim symbyllas shfarosjen tonë.

Sot, njëlloj si në diktaturë, dikur hetuesia speciale e Sigurimit të Shtetit, larot e Edi Ramës, prokurorë mercenarë, paraqitën në Komisionin e Mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi kanë shkelur me dy këmbë nenin 73 dhe 38 të Kushtetutës së vendit, ata sot paraqiten si gardë pretoriane mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, për të kërkuar jo vendosjen e masave siç e kërkon Kushtetuta, por për të kërkuar legjitimin e vendimit të tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendi, jo se ka ndryshuar gjë, se në akuzë janë zero, po se unë kundërshtova këtë vendim si një element të puçit të shtetit brenda shtetit, të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të parlamentit nëpërmjet mercenarëve në gjykata dhe prokurori.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit. Gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrë asnjë njeri në Shqipëri, as presidenti, as kryeministër, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related