Beleri reagon nga qelia: Prezenca e Greqisë më jep forcë dhe optimizëm

Data

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës ka reaguar nga qelia pas vizitës së së ministrit të Shtetit grek, Stavro Papastavrou. Beleri shkruan në rrjetet sociale se mbështetja e shtetit grek i jep atij forcë.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Shtetit, z. Stavro Papastavrou, për vizitën e tij në Burgun e Durrësit ku po qëndroj në paraburgim. Mbështetja e vazhdueshme dhe prezenca praktike e shtetit grek në paraburgimin tim të paprecedentë dhe të padrejtë, si dhe mohimin e të drejtës time për t’u betuar si Kryetar Bashkie, më japin forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes time, për të cilën jam plot shpresë”, shkruan Beleri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related