Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politik Demokratë

Data

Shoqata Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politik të Shqipërisë, zhvilloj aktivitetin përkujtimor në nderim të masakrës së Tiranës të 28 Tetor – 16 Nentor 1946 ku forcat komuniste që qëndronin në ilegalitet ekzekutuan pa gjyq dhjetra intelektual.
Ky aktivitet u drejtua nga kryetari i shoqates, z. Etem Fezollari, sekretari i shoqates dhe anetare të tjerë të kryesisë ku krahas perkujtimit u parashtruan dhe disa kerkesa qe vënë ne dukje rivendosjen e te drejtave tona te mohuara.

Pjesëmarrës në këtë përekujtimore ishin disa deputet të Kuvendit te Shqiperise, te tjere personazhe të rëndësishme të cilët përfaqësojnë shtresen tonë dhe drejtues të organizatave partnere, perfaqesues te OSBE dhe institute te vendit.

Gjatë diskutimeve, folësit mbështeten nismat e propozimeve ndaj Kuvendit qe po ndërmerr shoqata për vendosjen me ligj të disa të drejtave të mohuara dhe të pa kryera nga qeveritë e disa legjislaturave ne keto 33 vite.

Kryetari Fezollari, prezantoj nismat e ndërmara së fundmi nga shoqata për propozime konkrete, per vendosjen me ligj të “statusit të ish-përndjekurit politik” për gjithë ata që kane vuajtur dëbimet, internimet, burgosjet politike dhe familjaret qe kane te pushkatuar nga regjimi komunist. Cdo person i prekur ne keto cilesi te kete statusin e ish- te perndjekurit politik.
U theksua kërkesa për sanksionimin qartë me ligj të dëmshpërblimit të viteve të vuajtjes internimit duke propozuar vendosjen e një koificenti rritje mbi pensionet e këtyre kategorive te shtresave shoqerore.

z. Gjergj Marku, anëtar i Autoritetit mbi inf. e Doc. të ish-sigurimit të shtetit, bëri thirrjen për një reflektim të shoqerise e gjithe grupeve të interesit dhe në vecanti deputetevd dhe organeve të kuvendit për mbeshtetjen e kësaj nisme të vyer dhe të munguar prej shumë vitesh.

z. Çelo Hoxha, drejtues i ISKK, theksoj nevojen e zbardhjes së qartë historike, shkrimin drejt të historise për të kaluarën e kohës së ashtëquajtur luftes nacional clirimtare ku përmendi fakte konkrete që duhet ndërhyre ne rishkrimin drejt historike të kësaj periudhe dhe cilesimin e atyre qe shkaktuan diktaturen.

z. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit per Studimet politike shpalosi gjendjen faktike te perfaqesimit nder vite te ish- te perndjekurve politik ne rang Parlamentar dhe nevojen e paraqitjes si domosdoshmeri imediate e kerkesave te tilla me amendamente konkrete ne mbeshtetje te kesaj shtrese pasi eshte shume vone per nje integrim te metejshem ne shoqeri.

Znj. Nevila Nika, historiane, ish-drejtuese e arkivit, u shprehj per nevojen e zbardhjes se krimeve te komunizmit dhe informinin drejt te brezave te ardhshem mbi periudhat e kalara qe shkaktuannpadoje mbi popullin shqiptar.
I pa harruar qofte kujtimi tyre!

Aktiviteti u mbyll me nje koktej te sherbyer nga shoqata.
Tirane, 20 nentor 2023.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related