“Partizani”/ Seanca e GJKKO, a do paraqitet Berisha në SPAK?

Data

SPAK ka thirrur sot Sali Berishën për dosjen “Partizani”. Ai do të duhet të paraqitet sot në orën 10:00 në dyert e SPAK,  pas urdhërit të lëshuar nga SPAK për t’u paraqitur.

Në këtë seancë të sotme pritet që Apeli të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, vendim i ankimuar nga dy avokatët e tij.

Kujtojmë se në seancën e parë ish-kryeministri nuk u paraqit. Po se çfarë do të ndodhë në seancën e orës 10:00 dhe nëse Berisha nuk paraqitet, mbetet për t’u parë pasi të gjitha opsionet janë të hapura, në varësi të vendimit të Apelit, i cili mund të lërë në fuqi vendimin ‘detyrim paraqitje’ apo ta rrëzojë atë.

Sipas juristëve, nëse Apeli pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme.

Nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do të duhet të kërkojë autorizim në Kuvend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related