RINDËRTOHET SHKOLLA E DEËMTUAR NGA TËRMETI

Data

Një tjeter objekt arsimor i dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të është rindërtuar në Lezhë.Bëhet fjalë për shkollen 9-vjeçare dhe kopshtin “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin, e cila është riparur plotësisht dhe përforcuar si pjesë e Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat” në bashkëpunim me UNDP. Inagurimi i këtij investimi mjaft të rëndësishem bë prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, ProgramiT për Zhvillim Të Kombeve të Bashkuara, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Lezhë.

Duke ju referuar kësaj shkolle të rindërtuar, Zvministria e Arsimit Nina Guga dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu vlersuan këtë investim bashkohor dhe me standarte në fushen e arsimit.

Programi “BE për Shkollat” financohet nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 75 milionë Euro dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (PNUD) në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Deri më tani kanë përfunduar 45 objekte arsimore dhe 14 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related