LEZHË, 1.5 MILIONË TURISTË NË 10 MUAJ

Data

2023 ishte një vit i suksesshem për turizmin në Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare përgjatë 10 muajve të këtij viti, ky rajon është vizituar nga rreth 1.5 milion vendas dhe të huaj.Interesi më i lartë ka qenë për bregdetin e Shëngjinit, por pa lënë pas dhe turizmin historik, religjoz dhe kulinar.Shërbimet e përmiresuara si dhe promovimi i është bërë Shqipërisë në teresi dhe Lezhës në veçanti është suksesi i këtij bumi turistik thotë Nën kryetari i Bashkisë Lezhës, Ermal Pacaj.

Pjesa më e madhe e vizitoreve kanë qenë shqiptaret e Kosovës, por sipas të dhënave ka patur një trefishim dhe të turisteve të huaj.

Me një vije bregdetare 26 km dhe bukuri të shumta natyrore, Lezha është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer, ku numri i vizitoreve çdo vit e më shumë po rritet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related