Moti i keq me stuhi shiu, vijon të jetë prezent në Qarkun e Lezhës, ku nuk mungojnë as problematikat. Prej mëngjesit të së premtes, lundrimi detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit vijon të jetë i bllokuar, për shkak të detit të trazuar.Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri diten e diele kur dhe është parashikuar që të ketë përmiresim të kushteve atmosferike.
Sipas të dhenave zyrtare forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë, ndërsa lartësia e dallgëve shkon deri në 2.5 metra.Ndërkohë reshjet e shiut të cilat kanë rinisur që prej mëngjesit të së premtes, kanë rritur nivelin e prurjeve në lumenj Drin,Gjader dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.
Nga moti i keq ka patur dhe probleme me furnizmin me energji elektrike per shkak të demtimit të linjave, por fale gadishmerise së Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike defektet jane riparuar brenda nje kohe te shpejtë. Referuar parashikimeve atmosferike moti i keq me reshje shiu pritet të shoqëroje Qarkun e Lezhës deri diten e diele, ndaj dhe strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e këtij Qarku Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë vënë në gadishmeri të plotë për ti paraprire çdo situate që mund të krijohet.
