MOTI I KEQ, BALLA: EKIPET NË TERREN, DREJTUESIT E MJETEVE TË EVITOJNË LËVIZJET E PANEVOJSHME

Data

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se të gjitha ekipet e emergjencës janë në terren pas përkeqësimit të motit. Balla u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

“Pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë terren për të siguruar kthimin në normalitet Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, tha Balla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related