PARTIZANI-VLLAZNIA, OSMANI: NDRYSHOJMË LOJËN

Data

E vetmja mënyrë që Vllaznia të dalë nga situata e vështirë e rezultateve negative është që të ndryshojë në lojën e saj. Trajneri i Vllaznisë i sapoardhur Qatip Osmani e kuptoi këtë pas barazimit 1-1 që kuqeblutë pësuan brenda në shtëpi ndaj Erzenit, një ekip jo pretendent. Ndaj tekniku Osmani thotë se në sfidën e radhës përballë kampionëve të Partizanit në transfertë do të duhet një ndryshim për të arritur një rezultat pozitiv…

Trajneri Osmani thotë se Vllaznia shkon në kryeqytet vetëm për fitore ndaj Partizanit…

Tekniku Osmani i dha edhe një përgjigje tifozëve të irrituar të Vllaznisë pas rezultateve të dobta duke premtuar se do të hedh gjithnjë në fushë një ekip sulmues për të siguruar fitore në çdo ndeshje….

Vllaznia aktualisht ndodhet afër zonës së ftohtë pas përballjeve të javëve të fundit ndaj kërkohët një rezultat pozitiv në transfertën ndaj Partizanit edhe pse do jetë e vështirë pasi të kuqtë kanë 5 ndeshje radhazi pa humbur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related