Në zonën e NënShkodrës do të bëhen investime për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike. Kështu ka deklaruar drejtori rajonal I Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Armand Zhuka, ndërsa tha se projektet janë hartuar por pritet vetëm miratimi I tyre.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Zhuka firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Anduel Xhindi, administrator I kompanisë “Illyrian Guard” për ruajtjen e objekteve të veçanta në varësi të OShEE
Shumë fshatra janë lënë pa investime në rrjetin e energjisë elektrike, por duket se pas miratimit të projekteve përkatëse, situata do të përmirësohet duke bërë që qindra familje të furnizohen 24 orë me energji.
