SHEFI I SHTABIT TË IZRAELIT PREMTOI FURNIZIMIN E SPITALEVE NË GAZA ME KARBURANT, NETANYAHY NUK E MIRATON

Data

Kryeministrit i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahut, ka deklaruar se nuk ka miratuar transferimin e karburantit në spitalet e Gazës edhe nëse rezervat e fundit atje mbarojnë.

Mesa duket kjo deklaratë e zyrës së kryeministrit izraelit ishte për të përgënjeshtruar Shefin e Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, i cili garantoi se po punohet për furnizimin e spitaleve në Gaza me karburant.

Sipas vlerësimeve të SHBA-së, Hamasi posedon aktualisht rreth 200,000 litra benzinë në Gaza, transmeton La Repubblica.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related