“7 media në Shqipëri financohen nga…”, Kulluri bën deklaratën e bujshme: Propagandë anti-demokratike dhe perëndimore

Data

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, njëkohësisht eksperti për sigurinë, Edvin Kulluri ka deklaruar në një emision televiziv, se në Shqipëri janë denoncuar më parë 7 media që përfshijnë televizione dhe portale që bëjnë propagandë anti-demokratike dhe perëndimore.

“Çështja e luftës hibride është një diskutim doktrinar që diskutohet në NATO prej vitesh. Lufta hibride përfshin disa aspekte sikurse janë ; dezinformimi, ndërhyrja me investime,rekrutimi i politikanëve dhe gazetarëve ,etj. Nëse flasim vetëm për dezinformimin kjo ka të bëjë me propagandën anti-perëndimore duke humbur besimin e publikut ndaj institucionet shtetërore e ndërkombëtare nëpërmjet lajmeve dhe analizave të deformuara.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related