61-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Shijak, dyshohet vdekje natyrale

Data

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Çizmeli të Shijakut. Trupin e pajetë të viktimës, T. B., e kanë zbuluar familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Sipas të dhënave paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Për të konfirmuar përfundimisht shkakun, pritet rezultati i ekspertimit mjeko-ligjor.

Policia njofton se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorë hetimet për të përcaktuar nëse ka faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në vdekjen e 61-vjeçarit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related