“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

Data

Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa është shpallur fitues në garën e fortë për lotin e dytë të të nyjes Kashar-Vaqarr. Në tenderin me fond limit 28 milionë euro u paraqitën plot 13 oferta me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë peshave të rënda të ndërtimit në Shqipëri.

Por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të shpallë fituese ofertën e Inc spa dhe Elmazaj, të cilat ofruan çmimin 23.5 milionë euro, ose 4.5 milionë euro më pak se fondi limit. Në fakt, në garë u paraqit edhe një ofertë më e ulëta se siç ishte ajo e Gjikurisë me 20.5 milionë euro, apo Alko Impex, por ato u skualifikuan me motivin se nuk plotësonin kriteret.

Ndërsa në lotin e parë fitues, i cili ishte edhe më i madh në vlerë, fitues është shpallur kompania 4 A-M e Metaliajve. Për lotin e parë fondi limit ishte përcaktuar 3.3 miliardë lekë ose 34 milionë euro dhe kompania e zotëruar nga vëllezërit Metaliaj është shpallur fitues me një çmim 20 për qind më të ulët se vlera limit.

Ndërtimi i segmentit rrugor nga Kashari në Vaqarr është investimi më i madh publik, i hapur rishtaz këtë vit. Projekti i përfshirë në buxhetin e vitit 2025 ka një kosto prej rreth 73 milionë euro duke përfshirë dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ky segment është pjesë e Bypass-it të Tiranës dhe lidh drejtpërdrejt autostradën Tiranë – Durrës me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related