Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje nga dosja e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua ditën e sotme. Lala e ftuar në emisionin “Opinion” tha se bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Ajo tha se sipas SPAK, kjo e fundit ka shpenzuar rreth 860 mijë euro në blerjet online. Lala thotë gjithashtu se në dosje përmendet që një fustan ka shumën e 35 mijë dollarëve. Gazetarja thotë se gjatë kontrollit të apartamentit, SPAK dhe BKH morën sende personale të Ajola Xoxës me të cilat është bërë krahasimi me artikujt online.
Pjesë nga intervista në studio:
Klodiana Lala: Ka edhe dy momente që në këndvështrimin e SPAK janë konsideruar si thelbësore. Elman Abule është një biznesmen shqiptaro-belg, i hetuar më herët dhe po hetohet aktualisht nga Prrokuroria e Tiranës për veprën penale të pastrimit të parave, baskë me bashkëshorten e tij dhe disa biznesmenë të tjerë, ka pasur fillimisht një sekuestrim të pasurisë dhe më pas është liruar nga apeli. Elman Abule përmes kompanive të tij dyshohet që të ketë kryer transaksione fiktike me qëllim që çifti Xoxa-Veliaj të fshihte origjinën e vërtetë të parave thotë prokuroria, para të cilat dyshohen…
