3 orë protestë me tensione: Molotovë, gaz lotsjellës dhe makina në flakë

Data

Protesta kombëtare e opozitës në Tiranë ka përfunduar pas rreth tre orësh, e shoqëruar nga tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Që në nisje të saj, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të institucioneve shtetërore, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për shpërndarjen e turmës.

Gjatë zhvillimit të protestës nuk munguan as përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve. Në disa momente tensioni u përfshinë edhe deputetë të opozitës, të cilët shkëmbyen akuza me policinë.

Një nga episodet më të forta ishte djegia e një automjeti të Policisë së Shtetit, i cili u përfshi nga flakët pas hedhjes së molotovëve.

Protesta u zhvillua në disa pika të kryeqytetit, duke nisur nga Kryeministria dhe duke u shtrirë drejt institucioneve të tjera, ndërsa situata mbeti e tensionuar gjatë gjithë kohës së saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related