21 Janari “varros” përfundimisht Sali Berishën, avokati Idajet Beqiri që i shpërtheu dosjen në SPAK plas “bombën”…

Data

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin. Gazeta kontaktoi me Idajet Beqirin, avokatin e familjarëve të viktimave të 21 Janarit, i cili shpërtheu dosjen që mban emrin e Sali Berishës. Në reagimin e tij, ai përmend provat, të cilat implikojnë haptas ish-kryeministrin, duke nisur nga përgatitja e raportit mjeko-ligjor që ishte në përputhje me deklaratat e tij e deri tek gardistët të cilët u mbajtën 72 orë në kryeministri për t’ua bërë të qartë atë çfarë do deklaronin në prokurori lidhur me 21 janarin. Sipas tij, kamerat e 21 janarit që mendohet se janë zhdukur ekzistojnë dhe janë në duar të sigurta.

“Gjithë natën kamerat u kopjuan dhe u fshinë të gjitha. Kur shkuan prokurorët ishin fshirë. Ai mendoi se i fshiu. Nuk po bëj ndonjë teori konspirative por ato pamje u kopjuan nga një dorë dhe ajo i ka ende në dorë sot. Një nga ato duart i dha “non-grata”-n nga SHBA. Ndryshe SHBA nuk e shpallte non-grata nëse nuk do e kishte parë atë video. Ato kamera ekzistojnë dhe ajo provë është në duar të sigurta. Kompromentoi mjekët që raportin ta bënin në përputhje me deklaratat e tij. Urdhëroi të mos ekzekutoheshin urdhër-arrestet për gardistët të cilët edhe i dekoroi.  Gardistët janë mbajtur brenda kryeministrisë 72 orë, aty hanin pinin e flinin duke u përpunuar, duke u thënë çfarë do thonë kur të thirreshin në prokurori”, u shpreh Beqiri.

Provat e “21 janarit”, sipas Idajet Beqirit

Avokati thotë se i rrezikuar në këtë mes është dhe Ilir Meta. Sipas tij dëshmitari kyç që mund t’i groposë të dy është kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Nëse ka dosje më të mbushur me prova është 21 janari. Me provat që janë në dosje e kemi të qartë se ishte një vrasje e paramenduar. Për këtë i kishte marrë të gjitha llojet e masave ish-kryeministri i vendit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në atë situatë ishte Ilir Meta. Nuk ka qenë vetëm Berisha në këtë punë.

Për 21 janarin këta të 2 kanë rolin primar. Ilir Meta bashkë me Berishën të dy me paramendim urdhëruan që të ekzekutoheshin protestuesit. Në këtë drejtim dëshmitari kryesor është Lulzim Basha, i cili mesa duket nuk ka rol në këto vrasje por ai ka dijeni, ai i ka fshehur gjurmët e krimit, nuk ka folur deri më sot dhe duhet të flasë e nëse nuk do flasë do jetë bashkëpunëtor i këtyre të dyve”, tha Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.

Ja çfarë ndodhi në 21 janar 2011 sipas Beqirit

Avokati ka treguar se 21 Janari do e varrosë përfundimisht Sali Berishën. “21 Janari e varros përfundimisht Sali Berishën. Por edhe ndonjë ngjarje tjetër. Siç e varrosi privatizimi i ish-kompleksit Partizani, siç do ta varrosë shtatë pashë nën dhe CEZ-DIA dhe Gërdeci me gjithë djalin e tij. Se për të vjedhur dhe për të bërë korrupsion të lartë vrau jo pak njerëz, bëri masakër. Për 21 Janarin Berisha ka dalë me video dhe zë kur thotë se do të vriste 100 veta nëse do hynin në kryeministri, nëse do vazhdonin të çanin rrethimin e Kryeministrisë. Madje ka thënë se do vriste edhe kreun e opozitës nëse do vazhdonte të eskalonte protesta dhe protestuesit të shkonin më shumë në drejtim të Kryeministrisë.

Po tani pse ka pafytyrësinë dhe është kaq frikacak sa thotë: drejtësia të bëjë të vetën, unë kam qenë i hapur nuk kam penguar hetimet.” Pastaj sot vete sulmon Lulzim Bashën. Në fakt ai i dërgoi një mesazh Lulzim Bashës duke i thënë: “Lulzim ti e di çfarë urdhri dhashë unë, që unë i vrava, por mos trego.” Unë e di që Lulzim Basha nuk vret dot një mizë. Por atij i erdhi koha që të vejë në SPAK e të tregojë të vërtetën e asaj ditë. Do apo nuk do ai do të pyetet për të vërtetën e 21 Janarit se Strasburgu kërkon zbardhjen, të dalë e vërteta në shesh”, deklaroi avokat Beqiri.

Audio-përgjimi në SPAK

Ai gjithashtu tha se audio-regjistrimin e vrasjeve do ta dorëzojnë në SPAK sapo ata të thirren. “Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi”, nënvizoi Beqiri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related