12 ditë luftë në Lindjen e Mesme, Këshilli i Sigurimit i OKB voton sot dy rezoluta për konfliktin me Iranin

Data

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të votojë gjatë ditës së sotme për dy projekt-rezoluta që lidhen me konfliktin në Iran dhe pasojat e tij në rajonin e Lindjes së Mesme.

Rezoluta e parë është propozuar nga vendet e Gjirit dhe dënon sulmet e kryera nga Irani ndaj tyre. Drafti kërkon gjithashtu ndalimin e menjëhershëm të kërcënimeve dhe sulmeve kundër vendeve të rajonit, përfshirë edhe ato që realizohen përmes ndërmjetësve.

Nga ana tjetër, Rusia ka paraqitur një projekt-rezolutë alternative. Teksti i saj nuk përmend drejtpërdrejt Iranin, Izraelin apo Shtetet e Bashkuara, por dënon sulmet ndaj civilëve dhe u bën thirrje palëve që të ndalojnë luftimet dhe të rikthehen në negociata.

Kjo është nisma e parë formale që diskutohet nga Këshilli i Sigurimit që nga mbajtja e një mbledhjeje urgjente pas shpërthimit të konfliktit.

Gjatë atij takimi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se sulmet ajrore izraelito-amerikane ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjet e Teheranit ndaj vendeve të rajonit përbëjnë shkelje të Kartës së OKB-së.

Ndërkohë, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, ka kritikuar vendet e Gjirit për projekt-rezolutën e tyre, duke e cilësuar atë të njëanshme dhe të motivuar politikisht. Sipas tij, përmes këtij teksti po tentohet të ndryshohet perceptimi për rolin e agresorit dhe viktimës në konflikt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related