10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, biseda me amerikanin, gazetari që për pak u eliminua dhe “kurthi” që i ngritën në rrugë

Data

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Diti që organizoi operacionin, ka nxjerr për herë të parë  detaje “bombastike”, gjatë një rrëfimi ekskluziv për gazetën.

Në qershor të vitit 2014, 1 vit pasi kishte ardhur në pushtet, qeveria “Rama” vendosi të ndërhyjë në Lazarat, fshatin që ishte simboli i kultivimit të drogës në gjithë vendin. Aksioni përfshiu rreth 1 mijë forca policore dhe drejtohej nga Artan Didi, asokohe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe tanimë një ikonë e uniformave blu. Për më shumë se një javë, forcat e policisë kryen kontrolle në gjithë shtëpitë e fshatit duke realizuar kapjen e një sasie rekord droge. Më 16 qershor të këtij muaji janë mbushur plot dhjetë vite nga ky megaoperacioni, falë të cilit ra “republikës së drogës” në Lazarat. Por çfarë ndodhi asokohe dhe si u bë e mundur që të ndërhyhej në zonën më kriminale e të rrezikshme të vendit. Këto dhe të tjera detaje, i zbulon zoti Didi, i cili gjatë reagimi për gazetën , zbulon se u sekuestrua disa ton kanabis sativa, si dhe qindra armë e municione të llojeve të ndryshëm. Po ashtu, gjatë reagimit për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, kryepolici Didi flet edhe për një politikan që doli kundër, duke lënë të nënkuptohet se ai është ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa zbulon edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithashtu tregon detaje nga biseda me një amerikan. Aksioni në Lazarat në vitin 2014 u cilësua si një nga më të suksesshmit, duke i dhënë fund paligjshmërisë që vijonte që prej 20 vitesh në këtë zonë. Guardia Di Finanza Italia në raportet e saj vlerësonte se nga ky fshat çdo vit prodhohej droge që në treg arrinte vlerën e miliarda eurove. Më poshtë gazeta po pasqyron reagimin e plotë të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Diti.

Ja rrëfimi i plotë i Artan Ditit për gazetën

Hyrja e policisë në Lazarat mëngjesin e 16 Qershorit 2014

Ishte mëngjesi i 16 Qershorit 2014 kur filloi operacioni policor ne fshatin Lazarat. Nisi ashtu,pa buje, pa rrjedhur informacioni tek gazetaret, pa njoftuar instance te tjera qe nuk kishin kompetenca operacionale. U zhvillua për 8 dite dhe netë te gjata, te ngarkuara me rrezik jete për forcat e policisë, sidomos ato speciale dhe te ndërhyrjes se shpejte, që ishin në balle të operacionit. Ditë dhe netë të mbushura me stresin e përgjegjësisë për  realizimin me sukses dhe pa dëme, sidomos ne njerëz, pasi do të shfrytëzohej nga palët e interesuara, të cilat ishin jo te pakta, për ta denigruar ketë operacion. Me shqetësimin e pandërprere te zbatimit te ligjit, te vlerësimit drejt te situatave dhe drejtimit te orientuar ne realizimin e objektivit strategjik, duke u ruajtur prej intrigave dhe sabotimeve qe shfaqeshin ne forma te ndryshme. Por ishin 8 dite kur policia u ndje krenare, 8 dite ku vetëmohimi personal dhe uniteti kolektiv, centralizmi komandues dhe iniciativa personale u shkrinë se bashku. Në ato 8 dite, shpresa se shteti do e fitojë luftën me krimin u ndje anembanë vendit dhe na përcillej përditë ne përmjet mesazheve te njerëzve te thjeshte, te njohurve dhe familjareve. Ishte hera e pare kur police dhe oficere shprehnin dëshirën për te marre pjese ne operacion. Përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile ne Gjirokastër dhe nga zona te tjera na kontaktonin dhe ofronin përkrahjen e tyre dhe ndihme me ujë, ushqime, automjete e pajisje të ndryshme.  Një gjë e ngjashme na ka ndodhur kur hymë në Vlorë në Gusht 1997.

Skepticizmi i mediave

Media ne ditët e para ishte skeptike, dyshuese dhe provokuese. Me kujtohet që një prej tyre me makine u fut vjedhurazi ne mes te fshatit duke krijuar një incident te rrezikshëm, i cili mund tu kushtonte jetën gazetarit dhe punonjësve te policisë. Makina e tyre u dogj dhe gazetari desh u mor peng. Fale organizimit te studiuar, ku përveç forcave te angazhuara në veprimet e ndërhyrjes sipas zonave përreth fshatit , ishin parashikuar forca rezerve dhe grupe te ndërhyrjes emergjente, u desh ndërhyrja e  grupeve të emergjencës qe bënë të mundur të shpëtonin gazetarët, duke rrezikuar veten e tyre. Një ditë më pas organizuan një “kurth” edhe për mua ne rruge. Ndërkohe qe ndaluam makinën për tu furnizuar me karburant, u afruan disa makina te disa medieve me nenën e një prej te arrestuarve te policisë, duke u munduar te shfrytëzonin dhimbjen legjitime te nenës  për djalin, për te me vene ne pozite te vështire mua, si drejtues operacioni, dhe forcat policore, duke treguar se po përdoreshin masa represive. Por, edhe ky incident kaloi me mirëkuptimin e nenës. Ndoshta ketë orientim kishin marre edhe ata nga shefat e tyre. Por, me kohe gazetaret u familjarizuan dhe solidarizuan me frymën e përgjithshme te forcave policore dhe filluan te mbështesin sinqerisht misionin fisnik te tyre dhe te raportonin realisht fare ndodhte ne terren. Ne atë teatër te madh veprimesh operacionale gazetarët  dhe reporterët kishin mundësi  te ndiqnin veprimet policore, te gjendeshin edhe vete nen rrezikun e plumbave dhe predhave te arsenalit te madh të armeve që përdoreshin nga grupi kriminal, brenda fshatit. Ndaj ishin ne gjendje te vlerësonin vështirësitë nen te cilin forcat e policisë realizonin detyrat operacionale me profesionalizëm dhe përkushtim. Gjatë ditëve të operacionit ata u bënë dëshmitarë të përkrahjes nga komuniteti i zonës përreth, te opinioneve pozitive qe vinin nga gjithë Shqipëria.  Në transmetimet live nga terreni ata edhe vete, për herë të parë ndesheshin me realitetin e situatës në fshat, të pa trukuar nga palët e interesit. Për herë të parë u ndeshen me  infrastrukture moderne te industrisë se përpunimit te kanabisit, fara kanabisi, fidanë kanabisi, vaj kanabisi, presa për paketim, gërshëre profesionale për krasitje, peshore, laboratore etj. Statistikat e tregojnë ketë realitet : – “gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundur të realizojnë asgjësimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 71.087 ton kanabis sativa. Janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe janë sekuestruar dhe 53 kg e 750 gram lëndë e dyshuar narkotike e përpunuar e njohur si “çokollatë”, si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi. Janë sekuestruar 13 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë e pajisje të tjera që shërbenin për përpunimin e bimëve narkotike kanabis sativa. Janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 për përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit.”. Për herë të parë ata u ndeshën me atë arsenal armësh dhe municioni që ndodhej në dispozicion të grupeve kriminale në atë fshat, konstatuan vullnetin e tyre për ti përdorur këto armë kundër policisë dhe përjetuan  realisht rrezikun nga përdorimi i tyre së bashku me forcat policore ne terren. Statistikat tregojnë: -” janë sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh, ku bien në sy rreth 424 armë zjarri automatikë e pushkë, janë sekuestruar gjithashtu dhe snajper, mitralozë, granatahedhës, mortaja e armë të tjera të rënda. Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme municioni, me një numër të konsiderueshëm prej: 240 109 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 1258 kallëpe tritol, sasi të mëdha granata, predha granatahedhësi e murtaje etj.”.

Pasqyrimi i operacionit

Gazetarët në terren u bënë dëshmitarë te veprimeve operacionale që synonin të evitonin në maksimum përdorimin e armëve të zjarrit dhe të evitonin rastet kur rrezikohej jeta e banorëve të fshatit. Ndaj, në kronikat e tyre ata filluan të tregojnë çfarë ndodhte realisht ne terren, pa truke gazetareske, duke ndikuar edhe tek fshataret e Lazaratit, ne distancimin e tyre nga grupi kriminal, duke informuar drejt opinionin qytetar, i cili na mbështeti pa rezerva, si dhe duke ndikuar ne mbështetjen e gjerë që politika  i dha këtij operacioni, pasi në fillim ishte ngurruese dhe po bënte llogaritë se kujt do ja lëmë fajin po doli “vajzë”. Dhe kjo mbështetje e medies ishte një faktor i rëndësishëm në realizimin me sukses dhe pa viktima të këtij operacioni. Çfarë solidariteti dhe mbështetje, e paharruar! Çfarë pasioni ne sytë e policëve! Çfarë respekti dhe vlerësimi për ta nga njerëzit e thjeshtë! Përgëzime te fryra nga politika, mburrje pompoze, por te ftohta. U thanë fjale të mëdha, “Steka është ngritur shumë lartë”, që në atë kohë e mora për vlerësim, por mund të ishte edhe paralajmërim si p.sh. “shiko se po merr kot!” . Tani, pas 10 vitesh, nuk jam i sigurt ne çfarë kuptimi  është thënë. Megjithatë, qeveria dhe politika përgjithësisht u bënë pjesë e suksesit dhe e meritonin. Pasi Policia e Shtetit, në atë kohë synonte të zbatonte programin politik të qeverise. Dhe ai operacion përmblidhte vërtetë thelbin e programit të qeverisë për rendin dhe sigurinë publike, duke provuar para popullit se kjo qeveri ndryshonte nga paraardhësja e saj: 1. Lufta kundër kultivimit të kanabisit, për ta hequr Shqipërinë nga harta e vendeve të origjinës për prodhimin dhe shitjen e kanabisit; dhe 2. Të vendosnim autoritetin shtetëror dhe zbatimin e ligjit në çdo centimetër katror të territorit të republikës së Shqipërisë. Por, të jemi të qartë, e realizoi Policia e Shtetit e asaj periudhe!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related