Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, të dhëna një ditë më parë në Opinion.
salianji. Në një reagim të shpërndarë për mediat nga selia blu, Ervin Salianji rendit 10 fakte që sipas tij nuk i fshehin dot.
Sipas tij, “Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë!”.
“Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara. Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi”, shkruan Salianji.

