“Zjarr në Maliq, nëna dhe dy fëmijë të mitur dëmtohen nga flakët në banesë”

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Maliqit ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie trupore tre persona, konkretisht nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë nga shërbimet e ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related