Zgjedhjet në SHBA/ “Javën e kaluar ishim të lumtur, sot…”, burri i shokuar: Gruaja kërkoi divorcin pasi votova…

Data

Një burrë ka mbetur pa fjalë kur ka marrë letrat e divorcit nga bashkëshortja e tij, pasi kjo e fundit kishte mësuar se ai kishte votuar për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. I shqetësuar, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale për të treguar se si gruaja e tij ishte gati të ‘hidhte poshtë gjithë jetën e tyre’ për shkak të politikës.

Kanë kaluar vetëm një javë që kur Trump fitoi në mënyrë drastike zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një garë të ashpër fillimisht me Joe Biden dhe më pas me Kamala Harris pasi ai u tërhoq.

Rezultati i zgjedhjeve erdhi më shpejt se sa pritej dhe me një shumicë të madhe votash për Trump, se sa sugjeronin sondazhet. Dhe për një amerikan, letrat e divorcit kanë ardhur gjithashtu jashtëzakonisht shumë shpejt. “Unë votova Trump, gruaja ime më dërgoi letrat e divorcit. Çfarë të bëj? Unë as nuk e dija se ishte e mundur që të jepeshin dokumentet e divorcit kaq shpejt”, ka shkruar ai.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related