Zgjedhjet në SHBA/ “Gjikondi analizon fushatën e Harris: Trump ka pikat e forta, Kamala nuk ka frymëzuar

Data

Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris nuk ka frymëzuar votuesit dhe nuk është figurë që lë shenjë.

Në një emision televiziv Gjikondi u shpreh se Trump kishte disa pika të forta dhe ka qenë mbështetës i familjes tradicionale.

“Kamala nuk ka frymëzuar, nuk është figurë që lë shenjë, ndryshe nga Trump. Trump nuk ka rrugë të mesme, ose e do, ose nuk e do. Votë kombëtare të fuqishme, pikat e tij të forta ishin spontaniteti, që nga atentati që i ndodhi, ishte menaxhimi i një burri shteti. Ose tezat e tij, lufta që bëri ndaj transgender ishte pozitive, ka qenë mbështetës i familjes tradicionale. Ka thënë që fondet që jepte e majta amerikane për t’i orentuar fëmijët, për të ndryshuar seksin, do t’i ndërpriste këto fonde, ka luajtur me kartën tradicionale dhe besimin fetar. Ka arritur që në takimet e tij të bëjë lutje me zë ndaj Zotit. Ndryshe nga Kamala”, theksoi ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related