Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke kritikuar qasjen e dy liderëve kryesorë, Sali Berisha dhe Edi Rama.
I ftuar në një emision televiziv, Lubonja tha se Berisha ka përzgjedhur figura që i kanë qëndruar besnikë në situatën e tij politike dhe ligjore, ndërsa Rama ka krijuar një mjedis ku mungojnë tërësisht zërat kritikë.
“Berisha ka zgjedhur ata që i qëndruan besnikë në situatën ku ishte, pra për pasigurinë e vet. Ndërsa Rama zgjedh gjithnjë e më shumë njerëz që e adhurojnë dhe ka përjashtuar gjithë zërat kritikë. Nuk gjen më një njeri që të kundërshtojë aty,” – tha Lubonja.
