Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunë listat me kandidatë për deputëtë të Lëvizjes Bashkë, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Lëvizja Bashkë bëhet e para parti të cilës i miratohen listat me kandidatë për deputetë në 12 Qarqet e vendit, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.
Vetë kryetari i kësaj partie, Arlind Qori, është i dyti në listë të sigurt të Tiranës, ndërsa lista kryesohet nga pedagogu Redi Muçi.
Në Shkodër, listën e kandidatëve për deputetë e kryeson një student, Gabriel Rakaj, ndjekur nga Mirza Balaj, Abel Brahusha, Arsid Shega, ndërsa kandidatët e tjerë garojnë në listë të hapur.
Emiljano Kita kryeson listën në qarkun e Lezhës, ndërsa e dyta në listën e sigurt është Xhuljane Uku.
