Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në një studio televizive zbardhi skenarin e protestës së 26 nëntorit. Paloka tha se protesta do të jetë mosbindje civile ku do të bllokohen të gjitha rrugët e Tiranës. Ai tha se qytetarët do të marshojnë në akset brenda kryeqytetit me qëllim paralizimin e qarkullimit.
“Sot do mblidhemi për protestën. Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët, por më mirë të vuajnë një ditë, 1 javë, por do të shpëtojnë nga vuajtja që zgjat prej 12 vitesh dhe që mund të zgjasë akoma nëse nuk reagojmë.
