Vuçiç: Prisnim që Trump të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë

Data

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kishte pritur një qëndrim më të ashpër nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, Vuçiç u shpreh se nuk ishte plotësisht i kënaqur me disa nga vendimet e administratës amerikane, përfshirë edhe çështjen e sanksioneve ndaj kompanisë energjetike NIS.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, veçanërisht në Bosnje, por ai kishte pritur një qasje më të fortë ndaj qeverisë së Kosovës.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se, sipas tij, politikat e qeverisë së Albin Kurtit po provokojnë serbët që jetojnë në Kosovë. Ai përmendi edhe një forum ndërkombëtar për paqen ku, sipas tij, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është paraqitur si një nga figurat kryesore.

Në intervistë, presidenti serb foli edhe për aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Beogradi po intensifikon përpjekjet për integrimin europian dhe se së shpejti priten rekomandime nga BE, të cilat do t’i paraqiten Parlamentit serb.

Megjithatë, Vuçiç u shpreh se nuk beson se Serbia do të mund të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related