Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis në Apel gjyqi për Arbër Paplekaj, Prokurori zbulon se gjatë sulmit u qëlluan 7 plumba, avokati pretendon se klienti i tij ishte në kushtet e vetëmbrojtjes

Data

Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve të rënda për nënën, gruan, dhe dhunës fizike, por ka reaguar pas krismave me armë, dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset, tha dje në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, avokati i ish oficerit të RENEA, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 prill 2021 disa ditë para zgjedhjeve, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani në Elbasan. Sipas avokatit Mirash Martini, nga ekspertimi i rrobave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Arbër Paplekajt. Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë. “Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekajt para se të qëllonte ai. Është një reagim në një gjendje psikike të rënduar. Ai ka vepruar si robot, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë”, thotë avokati Martini.

Prokurori jep detaje

Në të njëjtin proces me Paplekajn, por gjykohen edhe dy ish nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, në sytë e të cilëve ndodhi vrasja. Ata janë dënuar me nga një vit shërbim prove për shpërdorim detyre, dhe 6 policë të Shqiponjave, gjithashtu me shërbim prove. Në seancën e kësaj të premte Nushi tha se kam bashkëpunuar, por ndaj meje janë ngritur akuza, që janë turpe, dhe vetëm po të isha i çmendur do të kryeja. Nushi këmbënguli se dhe një mijë herë të ishte në atë ngjarje, nuk mund të bënte dot gjë më shumë. Por prokurori Gent Xholi tha se shqyrtimi gjyqësore u rihap por nuk solli asgjë të re. “Unë shikoj provat dhe provë është që Paplekaj ka qëlluar 7 herë në drejtim të një personi dhe në trupin e viktimës janë gjetur disa plumba, ndërkohë që në drejtim të tij nuk ka pasur të shtëna me armë”, tha prokurori. Gjykata mbylli shqyrtimin gjyqësore dhe vendimin do ta marrë në datën 1 korrik ora 14:00.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më  21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja e tij dhe u plagosën 4 persona të tjerë; Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Arbër Paplekaj ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related