Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, zbardhet pas 10 muajsh krimi, arrestohen dy autorët

Data

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të krimit.

Të arrestuarit janë shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasja e Pavlin Prekës ndodhi më 27 shkurt 2025, në fshatin Guci e Re. I riu u qëllua për vdekje me armë zjarri, dyshohet me silenciator, brenda oborrit të banesës së familjes së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej i vetëm në shtëpi, pasi babai dhe vëllai i tij i mitur ndodheshin në zonën e Dukagjinit, ku familja kishte bagëtitë.

Sipas policisë, autorët kanë hyrë në oborrin e banesës dhe e kanë qëlluar 20-vjeçarin, duke e lënë të pajetë në vend. Trupi i tij u gjet pas mesditës, ndërsa ngjarja kishte ndodhur disa orë më herët.

Zbardhja e krimit u bë pas një pune intensive operative dhe hetimore nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës. Operacioni policor, i koduar “Pesha e krimit”, u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related