Vrasja e efektivit në Fier, publikohet fotoja e autorit! Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion😱

Data

Fotoja që shihni më poshtë është e Asllan Mernicës, autori i cili qëlloi për vdekje efektivin e policisë, Novruz Cenalia në Fier.

Vrasja e efektivit në Fier, publikohet fotoja e autorit! Policia ofron 30

Krimi  i rëndë ka ndodhur sot (13 prill) rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet pas një konflikti të çastit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin”, raportuan uniformat blu.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve.

Policia ndërkohë ka ofruar 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione të vlefshme për kapjen e 23-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related