Vota e 11 majit, Rama: Peshë gjeopolitike, hyrja në BE garanton paqe, siguri dhe ekonomi

Data

Kryeministri Edi Rama tha dje se vota e 11 majit ka një peshë gjeopolitike për të garantuar paqen dhe sigurinë duke hyrë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë në rubrikën “Sy m’sy” ku iu përgjigjet qytetarëve në platformat sociale, paraqiti dy grafikë në lidhje me përfitimet nga Bashkimi Europian. Sipas grafikut të paraqitur nga Rama i cili lidhet me një anketim për BE-në, 74% e qytetarëve të bllokut të BE-së besonin se vendi i tyre ka përfituar nga BE, ndërsa 35% e mbështetësve citonin paqen dhe sigurinë.

“Desha të ndaj me ju dy grafikë shumë interesantë, por dua ta filloj nga një anketim i bërë së fundmi në BE, anketim i bërë nga strukturat e BE-së ku ka një rezultat befasues për disa, por aspak befasues për të tjerë ku hy dhe unë. Ku për herë të parë që nga bërja e kësaj ankete në 1983, për herë të parë ka një shifër rekord 74% të bllokut të Bashkimit Europian që beson se vendi i tyre ka përfituar nga BE dhe që beson që sot ka arsye të tjera për të mbështetur BE. 35% e mbështetësve të kësaj mase shumë domethënëse mbështetje për BE që nuk ka rezultuar kaq e madhe që nga 1983, citojnë paqen dhe sigurinë.

Kjo është arsyeja se unë po ua përsëris për ditë që më 11 maj vota ka një peshë të rëndësishme gjeopolitike ekzaktësisht për të garantuar paqen dhe sigurinë e popullit tonë duke hyrë në Bashkimi Europian. Ndërkohë 34% të tjerë citojnë rritjen e bashkëpunimit mes vendeve që fuqizon drejtpërdrejt edhe ekonominë. Kjo bluja është mbështetja vend pas vendi për BE-në. Popujt e Evropës kanë ndjerë thellë kërcënimin që vjen nga ndarja dhe përçarja e BE-së. janë të një mendje masivisht që qenia në BE është një garanci për paqen”, tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related